Tashmë vendimi i përket qeverisë! Kina bën të sajën, i ofron vaksina Shqipërisë, Ambasada: Gati nëse na kërkojnë
17 Mars 2021, 18:51Nga DOSJA
PEKIN-Kina është gati që t’i ofrojë vaksina kundër koronavirusit Shqipërisë. Pak ditë më parë qeveria shqiptare përmes një vendimi i hapi rrugën negocimit edhe për vaksinën kineze “Sinopharm” dhe atë ruse “Sputnik V”.
Abcnews.al kontaktoi me ambasadën në Shqipëri dhe u interesua nëse Kina është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të siguruar vaksina kundër COVID-19. Ambasada kineze shprehu gatishmërinë duke theksuar se “rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur” nëse dëshiron pala shqiptare.
Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur.
Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemeve teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme.
Gjithashtu jemi me kënaqësi të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugëve të ndryshme, dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme” deklaroi ambasada Kineze. Tashmë vendimi është në dorën e qeverisë shqiptare.
Marrë nga ABC
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Fier, ku bashkëshorti ka qëlluar me thikë për vdekje gruan e tij. Mësohet se të parët që k...
GREQI-Gjashtë shqiptar janë arrestuar në Itali, pasi iu është zbuluar një fermë të prodhimit të kanabisit. Sipas mediave italiane, ferma ishte në fshatin Pavia ...
FIER– Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që vrau bashkëshorten me thikë pasditen e sotme në lagjen “Sheq i Madh” të Fierit është nipi i “Ben Qimes”. Ky i fundi...
FIER– Banorët në lagjen ‘Sheq i Madh’ në Fier pretendojnë se 29-vjeçari Demokrat Medinaj, i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij vuan nga ...
FIER– Detaje të reja nga krimi në familje në Fier, ku bashkëshorti qëlloi me thikë për vdekje gruan e tij. Mësohet se Irvana dhe Demokrat Medinaj janë prindër t...
ITALI-Karabinierët në Fano kanë arrestuar një shqiptar 38-vjeçar, emri të cilit nuk bëhet me dije, pasi trafikonte drogë në vend. Sipas mediave italiane,...