Aktualitet

17 Mars 2021, 12:13 Nga DOSJA

TIRANË- Një dokument i plotë është hartuar nga autoritetet shqiptare për të gjithë personat që do të pranojnë ose do të refuzojnë të kryejnë vaksinën kundër COVID19. Në këtë formular, në pikën e dytë, theksohet se ata që nuk pranojnë vaksinën mund të kenë pasoja dhe përgjegjësi në rast se infektojnë të tjerë pasi të sëmuren vetë.

Një mësues po qytetar që do të refuzojë vaksinën “AstraZeneca” duhet të argumentojë mirë pse e refuzon atë. Në faqen e parë, personi pyet nëse pranon ose jo, ndërsa në një faqe të veçantë ai njihet me pasoja e veprimit të tij.

“Pasojat e refuzimit tim për t’u vaksinuar ndaj COVID-19 mund të kenë efekte kërcënuese për shëndetin dhe jetën, për mua dhe personat me të cilët unë kam kontakt, përfshirë këtu: të gjithë personat në institucionin shëndetësor ku unë shërbej, bashkëpunëtorët e mi, familjarët e mi, komunitetin ku unë jetoj”,-thuhet në këtë formular. 

Ndërrimi i mendjes për qytetarin ofron që të mund të vaksinuar por vetëm në rast se ka doza të papërdorura.  “E kuptoj që mund të ndërroj mendim në çdo kohë dhe të pranoj vaksinimi, nëse do të ketë ende gjendje të vaksinës ndaj COVID-19”, thuhet në fund të formularit të gjatë.

Por çfarë është duke ndodhur?

Prej të shtunës, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 2664 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. Bllokimi i vaksinës AstraZeneca nga shumë vende në Evropë i ka bërë qytetarët shqiptarë të pasigurtë mbi efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet formulari i vaksines vaksina astrazeneca formulari i vaksines vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll