Politike

Rama prezantoi programin e Arsimit/ Boçi: Është si boja e flokëve të ministreshave të PS-së

16 Mars 2021, 21:59 Nga DOSJA
Rama prezantoi programin e Arsimit/ Boçi: Është si boja e

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Luciano Boçi, ka komentuar programin e Partisë Socialiste për Arsimin duke thënë se është si boja e flokëve të ministreshave. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Boçi thotë se Rama nuk ka se çfarë të premtojë, për arsimin totalisht të dështuar dhe i fut një të përsëritur të vetes në dritën e mësimeve të “Bozos”.

Më tej ish-deputeti i PD-së thekson se ajo për të cilën janë shquar dhe shquhen ministreshat e tij të arsimit, është parukëzimi i shpeshtë i tyre, sapo i del mashtrimi i ngjyrës dhe se këtë bëri dhe Rama bashkë me to dhe njëherë tjetër.

POSTIMI I PLOTË:

Programi PS për arsimin si boja e flokëve të ministreshave. Rama nuk ka se çfarë të premtojë për arsimin totalisht të dështuar dhe i fut një të përsëritur të vetes në dritën e mësimeve të “Bozos”. Ende pa u tharë, programit i doli boja! Ajo për të cilën janë shquar dhe shquhen ministreshat e tij të arsimit, është parukëzimi i shpeshtë i tyre, sapo i del mashtrimi i ngjyrës. Këtë bëri dhe Rama bashkë me to dhe njëherë tjetër. Rama përsëriti atë që ka përsëritur e mashtruar gjithmonë. Ndryshoi vetëm nuanca e ngjyrës! Asgjë për klasat kolektive e braktisjen masive. Asgjë për edukimin. Asgjë për diskriminimin arsimor. Asgjë për dinjitetin e mësuesit. Asgjë për financimin që duhet rritur. Asgjë për autonominë universitare. Asgjë për pedagogët. Asgjë për studentët. Asgjë për tarifat e kripura. Asgjë për kërkimin e zeruar shkencor. Vetëm ca klishe e gënjeshtra të vjetra me sintaksë të re. Asgjë fare, përveç risisë së detyrimit të arsimtarëve që të sjellin lista me votues për PS në emër të depolitizimit. Dështimi spektakolar në Arsim, nuk mbulohet dot me recitimin përmendësh të njëjtave gjëra e me ngallavitje mbi bojën e dikurshme. Më 25 prill, balloja me parrukëzime e me maska e Ramës për Arsimin, bie!

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për arsimin, ku theksoi se një nga premtimet për mandatin e tretë do të jetë futja e anglishte si gjuhë e huaj në klasë të parë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luciano boci luciano boci

Sondazh

Poll