Aktualitet

16 Mars 2021, 20:14 Nga DOSJA

TIRANË – Mjeku Tritan Kalo, së fundi ka folur rreth vaksinës së AstraZeneca, që ka shqetësuar edhe qytetarët në vendin tonë, pasi disa vende në Evropë e kanë pezulluar, për shkak se vaksina sipas tyre ka shfaqur efekte anësore.

Kalo në një intervistë për Abcnews, ka thënë se debati që është krijuar në vendin tonë ditët e fundit, është vetëm politik, duke shtuar se  pezullimi i vaksinës së AstraZeneca është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-Brexit.

“Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech…  Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit… Politikë përtej arsyes e nevojave njerëzore”, tha mjeku për ABC News.

Ndërkohë në lidhje me situatën që është krijuar në vendin tonë në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe Epidemiologu Alban Ylli, i cili  e cilësoi humbje kohe vendimin e shumë vendeve të BE-së për të pezulluar vaksinën AstraZeneca.

Humbje kohe, jemi në një situatë të pazakontë.  Për ne kryesorja është që të sigurojmë sa më shumë vaksina” tha ai.

I pyetur në lidhje me masat anti-covid, se cili është mendimi i tij nëse duhet të shtrëngohen, Ylli u shpreh se: Besoj se duhet të qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa që janë. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo vaksina astrazeneca ne shqiperi tritan kalo vaksina astrazeneca ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2021, 18:31

TIRANË – Në Shqipëri, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda LLagami, thotë se me emërimin e 4 kandidaturave që i janë propozuar Presidentit...