Art&Argëtim

Shkëlqeu në “Grammy 2021”, por cila është simbolika domethënese e veshjes së Dua Lipës?

16 Mars 2021, 12:24 Nga DOSJA
Shkëlqeu në “Grammy 2021”, por cila është

SHBA– Këngëtarja shqiptare me famë botërore shkëlqeu me veshjen e saj gjatë pjesëmarrjes në “Grammy 2021”, dhe duket se pas fustanit të personalizuar të Versace-s me shkëlqim nga koka te këmbët, qëndron një simbolikë.

Imazhet e fluturave në fustan përfaqësojnë ringjalljen, ripërtëritjen dhe rezistencën, ndërsa insekti pëson një transformim të madh për t’u shndërruar në “flutur”. Përmes këtij motivi të fustanit, Lipa mund të nënkuptojë një ndryshim të madh në jetën ose karrierën e saj.

Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë simbolikë për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”, tha Dua për ET në tapetin e kuq.

Dua Lipa fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop. Albumi i dytë i Lipës, ‘Future Nostalgia’, mundi Lady Gaga, Taylor Sëift, Harry Styles dhe Justin Bieber.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa fustani i dua lipës dua lipa fustani i dua lipës

Sondazh

Poll