Art&Argëtim

“Më pëlqen të ha”! Bebe Rexha ka një mesazh për ata që e paragjykojnë për kilet e tepërta: Përpiqesha të isha e d

16 Mars 2021, 07:14 Nga DOSJA
“Më pëlqen të ha”! Bebe Rexha ka një mesazh

SHBA– Bebe Rexha shpesh herë është vënë në fokus të mediave për shkak të kileve të tepërta. Këngëtarja ka rrëfyer më herët se ka pasur stilistë që nuk kanë preferuar të punojnë me të, për shkak të trupit dhe formave të saj të kolme.

Së fundmi Bebe Rexha ka shprehur me anë të një mesazhi në rrjetet sociale se çdo njeri duhet të ndihet mirë dhe ta dojë trupin e tij, pasi sipas këngëtares çdo trup është i bukur. Në mesazhin e saj, ajo tregon se është përpjekur jashtë mase për t’u dukur si yjet e televizionit, por nuk mund ta bënte këtë në mënyrë natyrale.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin tim. Çdo trup është i bukur”, shkruan Bebe Rexha.

 

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bebe rexha bebe rexha

Sondazh

Poll