Art&Argëtim

“Deshe të bëheshe kryeministër? Rri aty tani! Si e shëtis unë me gruan!”, Fevziu tegon historinë e pazakontë nga bule

15 Mars 2021, 22:02 Nga DOSJA
“Deshe të bëheshe kryeministër? Rri aty tani! Si e

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu teksa ishte i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”  rrëfeu një histori të treguar nga shkrimtari Teodor Keko shumë vite më parë, për të ilustruar koston e të angazhimit në politikë. Ai u shpreh se Keko i ka treguar për takimin që ka pasur me Leka Meksin, të cilit i ka thënë se shëtit lirshëm me bashkëshorten e tij.

Një histori që ma ka rrëfyer Teodor Keko: Po shëtisja me gruan në bulevard. Ngre kokën dhe shoh në dritare Leka Meksin. I thashë: Deshe të bëheshe kryeministër? Rri aty tani. Ja si shëtis unë me gruan”.

Më pas, Fevziu e nisi duke analizuar mendësinë e një pjese të shoqërisë sonë për të pranuar të kundërtën. Sipas gazetarit ne ende vijojmë të vuajmë mendësinë e vjetër të komunizmit.

“Ne nuk e pranojmë dot të kundërtën. Pjesa më e madhe e mesazheve që marr nuk ishte kurrë për argumentet, pjesa më e madhe që më çonin mesazhe nuk diskutonin mbi idenë, por pse ke marrë filanin se nuk e duroj dot. Fanatizmi që thua se dua të dëgjoj atë që mendon si unë, emancipimi është të dëgjosh mendimin e kundërt. Unë gjykoj se ne sot jemi shumë herë më mirë ekonomikisht. Ideja e komunizmit për të bërë barazi pa liri ishte shkatërruese. Ne ende vijojmë të vuajmë një mendësi të vjetër të komunizmit, aftësia për ta bërë tjetrin të shitur të blerë, kjo ndodh në momentin që dikujt i mbetet hatri me ty”, tha Fevziu.

Pyetjes nëse ka Shqipëria oligarkë dhe a njeh të tillë Blendi Fevziu, gazetari iu përgjigj duke thënë se “ka njerëz të pasur në Shqipëri të lidhur me pushtetin dhe me qeveri afatgjata”. Sipas Fevziut qeveria bën çfarë të dojë me këta dhe ata thjesht përfiton.

“Është përdorim mediatik. Unë them që ka njerëz të pasur në Shqipëri të lidhur me pushtetin, me qeveritë afatgjata. Këta janë njerëz përfitojnë në momente të caktuara nga politika. Qeveria bën çfarë do me këta dhe këta janë njerëz përfitojnë. Mos kujto që këta janë aq të fortë sa t’ia kthejnë kryeministrit. Unë i njoh biznesmenët dhe ti i njeh: Mendon se ndonjëri prej tyre i bërtet kryeministrit”, tha Fevziu.

Marrë nga: TPZ

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll