Aktualitet

Ka bërë dozën e parë të AstraZeneca, mjeku shqiptar në Angli shpjegon efektet anësore: Kisha këputje, porr kur pashë an

15 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA
Ka bërë dozën e parë të AstraZeneca, mjeku shqiptar

TIRANË– Shqipëria ka nisur vaksinimin me vaksinën “AstraZeneca” ndërkohë që shumë vende të Bashkimit Europian e kanë pezulluar, pasi kanë vënë re efekte anësore të rënda deri tek vdekjen e disa pacientëve.

Mjeku shqiptar, Laidon Shapo, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ka treguar eksperiencën e tij pas vaksinimit me dozën e “AstraZenecas”, duke shtuar se efektet që kishte ndjerë ishin minimale. Ndër të tjera, ai është shprehur se deri më tani ka marrë vetëm një dozë, dhe ka vënë re një përgjigje të kënaqshme të anti-trupave.

“Më erdhi radha, nuk është e njëjta lëvizje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, për shumë arsye. E bëra para 6 javësh me efekte minimale anësorë. Ditën e parë pak dhimbje kisha në vendin e injektimit, e cila iku brenda pak orësh. Kisha pak dhimbje muskulore edhe lodhje të përgjithshme dhe u mbyll me kaq u mbyll asnjë proces. AstraZeneca u fut në qarkullim këtu në fillim të janarit. Jo dozën e dytë e kam lënë për ta bërë pas 12 javësh. Sa më vonë intervalit të fundit të bëhet doza e dytë, aq më e efektshmë është. Unë kam bërë testin serologjik pas 4 javësh dhe vura re që përgjigja e anti-trupave ishte goxha e mirë,”-u shpreh mjeku.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet laidon shapo vaksina astrazeneca laidon shapo vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2021, 14:09

Me duar në xhepa kryen ecejake duke çaluar për disa minuta përpara se ta vrasë!Ernejt Shyti, i cili mban në kokë një kapuç dhe një xhup dimëror me...