Art&Argëtim

Në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina gjen ‘strehë’ në Dubai! Merr shembull nga ‘kokat e krimit’, shkon në

14 Mars 2021, 18:28 Nga DOSJA
Në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina gjen

DUBAI– Këngëtarja Fjolla Morina është ende në arrati! Edhe pse në Gjykatën e Kukësit ka nisur gjykimi ndaj saj për “trafik armësh”, akuzë me të cilën akuzon 7-15 vite burg, Fjolla duket se po shijon jetën e saj luksoze larg prej Shqipërisë.

Prej disa ditësh ndodhet në Dubai së bashku me partnerin e saj, vijon të publikojë foto provokuese nga pushimet. E veshur me bikini të bardha dhe me pije në dorë, ajo pozon buzë pishinës pa u druajtur nga Policia.

Dubai ishte një prej vendeve me të cilët Shqipëria nuk ka një marrëveshje esktradimi, duke e kthyer në folenë e përkryer për personazhet e botës së krimit. Bazuar në të dhënat e siguruara nga Policia,shumë prej personazheve janë prangosur për llogari të Shqipërisë por nuk janë ekstraduar ende në vendin tonë për shkak të mungesës së dakordësisë mes palëve. E së fundmi, mes emrave të botës së krimit, i shtohet edhe ai i Fjolla Morinës.

Morina u shpall në kërkim pasi theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën  nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me partnerin e saj, Fisnik Sylan.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dubai fjolla morina dubai fjolla morina

Sondazh

Poll