Art&Argëtim

E PLOTË-ME VIDEO: Kënga që trazoi estradën shqiptare! Si lindi sherri mes Meriton Mjekiqit dhe grupit OTR, kunjat e Don Xhon

14 Mars 2021, 14:49 Nga DOSJA
E PLOTË-ME VIDEO: Kënga që trazoi estradën shqiptare! Si

TIRANË– Kënga e Dulla, një prej antarëve të grupit OTR ka nxitur përplasje të forta në distancë mes reperave nga Kosova dhe Shqipëria. Të gjitha palët janë përfshirë duke i mbushur plot reagimet në rrjetet sociale me fyerje dhe ofendime. Mes Dullës dhe moderatorit e menaxherit Meriton Mjekiqi, ka hyrë edhe reperi Noizy me shokun e tij të grupit Varrosi. Ndërsa reperi nga Drenica, Don Xhoni ka ndërhyrë për të mbajtur anën e Mjekiqit, pasi edhe vetë ishte pjesë e “dissit”.

“Don L**hi, Don P***i, nuk njoh don tjetër shoki veçse Don Vidin/ unë e di që e meriton me ta ** fytyrën Meriton,”-thuhet në tekstin e këngës.

 

 

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)

Ndërsa Noizy ka publikuar postimet e Don Xhonit të vogël që dëgjonte Noizyn para 8-9 vitesh si fëmijë.

“Kalo nga grupi jonë se ki me u bo gay. Hajde te idhulli jot, nuk të nguci të premtoj” – shprehet Rigelsi teksa e përmbyllë me mesazhin “Boll jena përça” të këngës që postonte dikur Don Xhoni në profilin e tij.

 

 

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)

Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigja e Don Xhonit. Ai ka shprehur respekt e “dashuri” për të gjithë reperët e vjetër duke thënë që i ka dëgjuar të gjithë sepse është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka pasur artistë të tjerë në treg, por nuk lë pa përmendur dhe nxjerrë me foto se vetë Noizy i kishte bërë like dhe “follow” në rrjete sociale.

“Dashni për të gjithë reperat e vjetër. Por artist që ma ka bërë like vetë nuk kam faj,”-shprehet Don Xhoni në Instagram. Ndërsa Mjekiqi ndan video të Varrosit duke reperuar, teksa shton me ironi se mezi pret që ta ftojë në emisionin e tij.

 

 

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)

Mirëpo në mes të gjithë këtij sherri ka edhe “lajme të mira”. Noizy dhe Stresi janë bërë bashkë. Stresi duket se ka mbajtur anën e rivalit të tij të përjetshëm duke i dërguar një mesazh live nga Instagrami.

“I them Rigels Rajkut hiç mos ta nin jemi një, kur të vij fundi ne do të jemi gjithë bashkë. Mbaje mend ça kemi fol në Drejtori të Policisë,”-thotë reperi ndërsa i bën thirrje fansave që ta regjistrojnë.

 

 

 

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)

Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz don xhoni dulla sherri otr-meriton mjekiqi stresi don xhoni dulla sherri otr-meriton mjekiqi stresi

Sondazh

Poll