Art&Argëtim

Prapaskenat e intervistës ‘tronditëse’ të Meghan Markle! A gënjeu dukesha për pasaportën?

14 Mars 2021, 12:59 Nga DOSJA
Prapaskenat e intervistës ‘tronditëse’ të Meghan

SHBA– Intervista e Princ Harryt dhe Megan Markle për ‘Oprah’ tronditi Pallatin Mbretëror pas akuzave të rënda që çifti hodhi ndaj tyre.

Nnjë ndër akuzat që dukesha hodhi për pallatin mbretëror ishte se sipas saj, ata i morën pasaportën pasi ajo u lidh me Princ Harry dhe që nga ai moment nuk e pa më, derisa u largua nga mbretëria.

Mediat e huaja shkruajnë se Meghan pasi u lidh me Harry-n ka bërë 13 udhëtime , jo nga ato që përfshinin detyra mbretërore, por si turiste. Nga Neë York në Ibiza, por edhe Itali e Amsterdam. Gjithashtu Margaret Holder , eksperte mbretërore, ka shpjeguar për ‘The Sun’ se pasaporta e Meghan si çdo dokument i familjes mbahej në pallat për siguri, por kjo nuk do të thotë që kur asaj i duhej nuk e merrte.

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar intervistën e tyre para pak ditësh për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte më parë

Intervista vazhdoi me rrëfimin e sinqertë të çiftit dhe të vërtetat e bujshme që dolën sheshit, ndërsa e gjithë bota i ka vendosur në qendër të vëmendjes.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz intervista e meghan markle intervista e meghan markle

Sondazh

Poll