Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Behar Sofia, zbulohet grupi i killerave me pagesë, rrëfimi i autorit: Na premtuan 50 mijë euro, poro

13 Mars 2021, 08:28 Nga DOSJA
Ekzekutimi i biznesmenit Behar Sofia, zbulohet grupi i killerave me pagesë,

TIRANË- Enejt Shyti, 24 vjeç nga Tirana është arrestuar që nga mbrëmja e djeshme si ekzekutori i biznesmenit. Ai u arrestua në Malin e Zi dhe më pas u soll në Drejtorinë e Policisë Tiranë, atje ku ka rrëfyer krimin dhe ka treguar bashkëpunëtorët. I riu nga Tirana ka treguar se është ai autori i vrasjes dhe se ekzekutimi do të bëhej për një shumë prej 50 mijë euro. Ai ka rrëfyer edhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe porositësin kryesor të atentatit. Enejt Shyti ka deklaruar se organizatori i atentatit është Skënder Vathi, ndërsa dy bashkëpunëtorët janë Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.

Policia e Shtetit sqaroi sot se këta 4 persona janë një grup kriminal vrasësish me pagesë. Grupi hetimor i ngritur pas ekzekutimit të 25 shkurtit, rindërtoi ngjarjen. Tek Liqeni Artificial, efektivëtë kanë gjetur rrobat me të cilat Enejt Shyti kreu vrasjen që nga kapelja, maska anti-COVID19 dhe biçikleta.

Pasi qëlloi për vdekje biznesmenin, 24-vjeçari ia hipi biçikletës dhe më pas shkoi te Liqeni ku u ndërrua dhe më pas u nis drejt Malit të Zi. Pasi u gjetën sendet, policia kqyri kamerat e sigurisë tek Liqeni dhe më pas ra në gjurmët dhe identitetin e autorit. Ai u arrestua dje, ndërsa sot deklaroi se armën e ka hedhur në lumin Lana.

Rrëfimi i të riut është bërë pasi ai deklaron se nuk i ka marrë paratë që iu premtuan për ekzekutimin e Behar Sofisë. Ai u vu në përgjim para se të arrestohej dhe u gjetën edhe personat me të cilët ai kishte komunikuar duke iu kërkuar paratë e punës. Enejt Shyti fliste në telefon me Skënder Vathin dhe Xhuljano Vishën ndërsa pas arrestimit ai ka rrëfyer të gjithë skemën e ngritur për të organizuar vrasjen.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 të arrestuarit kanë ndjekur këmba-këmbës për një kohë të gjatë derisa kanë arritur në ekzekutimin e tij. Por policia dyshon se Skënder Vathi nuk është porositësi i parë. Sipas hetimit, policia mund të ketë ardhur nga një grup kriminal shumë i fuqishëm që vepron në zonën e Fushë-Krujës.

Ekzekutimi i rëndë ndodhi më 25 shkurt, kur Behar Sofia, 66 vjeç kishte dalë nga banesa e tij, pranë Piramidës për të pirë një kafe me disa miq. Pasi u ngrit nga lokali, autori e ndoqi dhe më pas e qëlloi me armë zjarri. Me veshje sportive, kapele, syze e maskë, ai arriti të largohej në këmbë dhe pa e parë askush.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enejt shyti leonard xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha enejt shyti leonard xhixha skënder vathi vritet behar sofia xhuljano visha

Sondazh

Poll