Politike

Lulzim Basha pritet me ovacione të shumta në Lezhë: Do largojmë oligarkinë, të ndalim të keqen. Jemi bashkë!

13 Mars 2021, 10:30 Nga DOSJA
Lulzim Basha pritet me ovacione të shumta në Lezhë: Do

LEZHË- Kryedemokrati Lulzim Basha është pritur nga qindra qytetarë në Lezhës. Basha ka shkuar sot në qytet ku ka takuar dhjetra biznese që janë ankuar për situatën ekonomike ku ndodhen, ndërsa ka marshuar me mbështetësit e tij nëpër qytet.


“Do punojmë si ekip t’ju çlirojmë nga ankthi dhe taksat e larta. Do largojmë oligarkinë dhe t’i shërbëjme qytetarëve. Të ndalim këtë të keqe. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme për zhvillim. Kemi planin për të ndihmuar biznesin e vogël, turizmin dhe të rinjtë. Do bëjmë një qeveri për të ndihmuar qytetarët jo veten. Do të jemi të gjithë bashkë.”-tha Basha.

Ndërkohë që përgjatë marshimit, qindra qytetarë e kanë përshëndetur kreun e Partisë Demokratike. “Rama ik” ka qenë fraza që është dëgjuar masivisht gjatë transmetimit të takimit të kryetarit të PD. Ndërkohë që në takimet e tij në Lezhë, kryedemokrati shihet i shoqëruar nga Mark Marku dhe kandidati i dytë në listën e PD në këtë qark, Agron Gjekmarkaj.

Lajmi kryesor:  Lulzim Basha vazhdon fushatën në Lezhë, pritet nga qindra demokratë: Ti japim fund të keqes

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne lezhe lulzim basha ne lezhe

Sondazh

Poll