Bota

Mbërrin në Kosovë varianti britanik i koronavirusit, konfirmohen 3 rastet e para

13 Mars 2021, 07:13 Nga DOSJA
Mbërrin në Kosovë varianti britanik i koronavirusit, konfirmohen

KOSOVË- Konfirmohen 3 rastet e para me variantin britanik të koronavirusit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, në një intervistë që ka dhënë për RTV21, Izet Sadiku, i cili ka thënë se të infektuarit me variantin e ri të Covid-19, për fat të mirë e kanë kaluar sëmundjen, pa ndonjë shqetësim të madh.

Ai shtoi se një hulumtim i publikuar ditë më parë tregon se varianti britanik përveç që përhapet më shpejt, ka dhe vdekshmëri më të lartë.

Po ashtu, Sadiku theksoi se hulumtimet tregojnë se rreth 83% e njerëzve që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet deri në 6 muaj, ndërsa 17% prej tyre mund të riinfektohen edhe para 6 muajve.

Ndërkohë, në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë deri më tani, kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, 1.688 persona dhe janë infektuar 76.110 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mberrin ne kosove varianti britanik mberrin ne kosove varianti britanik

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 21:24

IRANI– Lideri i dytë suprem i shtetit të Iranit, Sayyid Ali Khamenei, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar Shtetin Islamik(ISIS), dhe se ato...