Bota

15 persona kanë humbur jetën dhe 868 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë

12 Mars 2021, 21:57 Nga DOSJA
15 persona kanë humbur jetën dhe 868 raste të reja me Covid-19

MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë bërë me dije se 15 persona kanë humbur jetën dhe 868 të tjerë janë infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa 412 persona janë shëruar nga Covid duke e çuar numrin e të shëruarve në vend në 95,822.

Rastet e reja janë: 424 në Shkup, Prilep 72, Manastir 34, Ohër 31, Tetovë 28, Kavadar 27, Negotinë 26, Veles 21, Gjevgjeli 20, Gostivar dhe Koçani 15, Shtip 14, Kriva Pallankë dhe Krushevë 11, Strugë dhe Berovë 10, Strumica 9, Vallandovë dhe Demir Kapi 8, Bogdanci 6, Kërçovë dhe Resnjë 5, Probishtip dhe Demir Hisar 3, Radovish, Makedonski Brod dhe Pehçevë 2, Sveti Nikole, Dellçevë, Kratovë dhe Dojran 1.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 111.077 raste pozitive, ndërsa 3.280 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid ne maqedonine e veriut covid ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 21:24

IRANI– Lideri i dytë suprem i shtetit të Iranit, Sayyid Ali Khamenei, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar Shtetin Islamik(ISIS), dhe se ato...