Art&Argëtim

“Mendohuni mirë para se të flisni”/ Rozana Radi reagon ashpër ndaj Ramës: Kur një burrë shan një grua, ndodh se ajo

13 Mars 2021, 07:06 Nga DOSJA
“Mendohuni mirë para se të flisni”/ Rozana Radi reagon

TIRANË– Këngëtarja, Rozana Radi ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Rama, i cili disa ditë më parë përdori fjalë denigruse ndaj, kandidates për deputet të PD-së Grida Duma.

Përmes një video në ‘Instagram’ këngëtarja, dënon denigrimin e figurës së gruas, duke thënë se është e turpshme që mikrofoni t’u lihet në dorë disa burrave që sipas saj nuk duhet t’u dëgjohet zëri.

Radi, ndër të tjera,  thotë se duhet t’i jepet fund çdo lloj dhune, teksa u është drejtuar të gjithë burrave që të kenë kujdes kur të flasin.

Mesazhi i plotë i Rozana Radit:

“Marrë shkak nga ajo që dëgjova mbrëmë në një emsion televiziv, më lindi natyrshëm ky mesazh. Sa e turpshme mbrëmë t’i lihet mikrofoni në dorë disa “burrave” që nuk duhet t’i dëgjohet zëri. STOP dhunës në të gjitha format ndaj grave dhe vajzave. Edhe asaj psikologjike. Duke filluar nga lidera shqiptarë e deri te djemtë që zënë karrige emisionesh jo për të gjetur dashurinë (se një djalë i ri e gjen dhe jashtë studios atë), por për disa klikime më shumë! Jam dakord që janë të rinj dhe le të argëtohen por kujdes: Kujdes kur hapni gojë! Mendohuni që nëna juaj nuk do jetë krenare kur ju dëgjon duke fyer një grua.”- shkruan Radi krahas videos.

 

 

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi)

Ndërkohë në video këngëtarja shprehet: Mendohuni që nëna juaj nuk do jetë krenare kur ju dëgjon duke fyer një grua. Gjatë jetës tonë ne mësojmë se kur një burrë shan një grua, kjo ndodh jo vetëm se kjo grua nuk ia ka dhënë, por as nuk ia ka treguar. 

Kryeministri Rama disa ditë më parë në kishte bërë një montazh ku krahasonte kandidatët e PS-së me ato të PD-së, ku ndaj këtyre të fundit nuk munguan ironitë, batutat dhe sharjet. Për Grida Dumën kishte zgjedhur një foto të saj ndërsa mbante një fjalim. Duma ishte kapur në momentin kur kishte gojën hapur, ndërkohë që mbante mikrofonin para.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz edi rama grida duma rozana radi edi rama grida duma rozana radi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Mars 2021, 14:32

SHBA– E quajtur “mbretëresha disko e karantinës”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa u bë një nga artistet më të transmetuara të vitit 2020 kur lëshoi ​...

Art&Argëtim 12 Mars 2021, 09:17

BRITANI– Mes reagimeve të shumta për intervistën e Meghan Markle që tronditi Pallatin Mbretëror, ka folur edhe shoqja e ngushtë e Dukeshës, Janina Gavanka...