Politike

Grida në PS? Kandidatja për deputete e PD-së: Nuk do ndodhte kurrë! Nuk do ndërroja një njeri si Lulzim Basha

12 Mars 2021, 11:27 Nga DOSJA
Grida në PS? Kandidatja për deputete e PD-së: Nuk do ndodhte

DURRËS– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma ka deklaruar se nuk mund të ndodhte kurrë që ajo të ishte në PS. Grida Duma rrëfen se gjatë 11 viteve rrugëtimi profesional ka vënë re respektin absolut me të cilin Lulzim Basha sillet me gratë dhe jo vetëm.


DEKLARATA:

Diku këtyre dy ditëve lexova një solidaritet ndaj meje, personal, sikur Grida Duma të ishte në PS çfarë do të ndodhte? Thashë nuk do të mund të ndodhte kurrë të isha në PS. Jo vetëm sepse zgjedh të jem e djathtë. Por sepse nuk besoj do ta ndërroja kurrë një individ, një njeri, nuk dua të them kryetarin e PD, një njeri si Lulzim Basha, me të cilin 11 vite në rrugëtim profesional, kam parë se si jo vetëm ndaj meje por ndaj çdo individi tjetër është njeriu që njeh respektin absolut.Që do të thotë në korridorin e asaj që quhet seli partie apo ministrie nuk kemi dëgjuar një herë të vetme të mos thotë një grua, sa është xhentëllmen, sa i fisshëm, edhe këtë nuk e them për kompliment. Sot është dita dhe nuk kam arsye pse mos ta them. Duhet ti japësh gruan respektin dhe ndjesinë e një qenie që sjell jetën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll