Aktualitet

Rrëfehet Luljeta Bozo: Kur takova Ramën s’më ndërpreu, kot thonë s’të lë të flasësh

12 Mars 2021, 09:02 Nga DOSJA
Rrëfehet Luljeta Bozo: Kur takova Ramën s’më ndërpreu,

TIRANË– Inxhinierja dhe njëherësh kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në Tiranë, Luljeta Bozo ka treguar detaje nga takimi i parë i saj me kryeministrin Edi Rama. 

Në një intervistë për “Repolitix”, ajo tregoi se takimin e parë që ka pasur me Edi Ramën ka qenë për tërmetin e 26 nëntorit. 

“Unë kam pasur me Ramën një komunikim të gjatë në kohën e tërmetit dhe unë në atë takim ato mendime që i dhashë ai i mori në konsideratë dhe i parashtroi menjëherë në komitetin që u ngrit për tërmetin. Opinionet duhet ti japësh vetëm kur punon pasi duhet të jenë bazuar mbi fakte. Mua Rama nuk më ndërpreu asnjëherë fjalën, kot thonë se ai nuk të lë të flasësh,”- tha Bozo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama luljeta bozo edi rama luljeta bozo

Sondazh

Poll