Aktualitet

Iu vendos tritoli në makinë! Merret në pyetje Arjan Muça, DËSHMIA: Mjetin e kam në pronësi, sulmi lidhet me detyrën time

12 Mars 2021, 08:25 Nga DOSJA
Iu vendos tritoli në makinë! Merret në pyetje Arjan Muça,

TIRANË– Prokurori Arjan Muça ka deklaruar se mjeti që iu vu tritoli ishte në pronësi të tij, mirëpo nuk ka asnjë konflikt me njeri. Ndër të tjera ai është shprehur se sulmi është i lidhur me detyrën e tij si prokuror.

Kjo ishte një pjesë nga dëshmia që prokurori Arjan Muça tha para policisë teksa u mor në pyetje pas sulmit me tritol që i vendosën në mjetin e tij. Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim.

Ndërkohë, pritet që në pyetje të merrret dhe bashkëshortja e prokurorit e cila po ashtu përdorte mjetin. Muça bëri të ditur se mjetin ka dy vite që e ka në pronësi, si dhe vendi ku parkohet është i njëjtë prej vitesh.

Gentiana Muça, bashkëshortja e prokurorit, ka qenë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative në Gjirokastër dhe tanimë është transferuar në Apelin e Tiranës. Hetimet për sulmin, janë ndarë në dy pjesë që lidhen me punët respektive të çiftit.

“HESHT!”/ Tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, Policia nuk humb kohë, merr në mbrojtje familjen. Dyshime edhe tek puna e bashkëshortes gjyqtare

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan muca tritol makines se prokurorit arjan muca arjan muca tritol makines se prokurorit arjan muca

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2021, 07:26

TIRANË– “S’kam konflikte me njeri,”–kështu u shpreh prokurori Arjan Muça, të cilit iu vendos tritol poshtë makinës së parkuar në garazhdin e një qen...