Aktualitet

‘Mbas çdo misi, qëndron një pis’/ Lidhjet e vajzave të ekranit me bossat e krimit, Artan Hoxha: Vetëm ata u japin stand

12 Mars 2021, 08:53 Nga DOSJA
‘Mbas çdo misi, qëndron një pis’/ Lidhjet e vajzave

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me kriminalitetin në vend, duke u shprehur se pas çdo vajze të njohur në Shqipëri, prapa është një “boss krimi”. I ftuar në emisionin “Roped”, Hoxha tha se shpeshherë shumë prej personazheve të njohur të “showbiz-it” janë ‘pika të dobëta’ për personazhet e botës së krimit.

PJESË NGA BISEDA: 

Artan Hoxha: Mbas çdo misi që del atje, qëndron një pis mbrapa. Këto që kanë ndonjë dekoratë. Ka qenë një periudhë që shumë prej tyre ka qenë lëndë e parë e jona. Ka qenë njëra që ia vranë nja 3 herë burrat, ishte bërë si vejushë e zezë. Fundi i viteve 2000, o ishte e dashura e atij, ose e këtij. Mesa duket vetëm ata mund t’ja jepnin atë standard jetese që kërkojnë.

Ka pasur femra të inkriminauara?

Artan Hoxha: Ende nuk kemi kalibër të rëndë por kemi patur në shumë raste. Ishte një kimiste “Big Mama”, punonte dhe në Kosovë. Në ’97 shkoi e vrau 4 veta në Ersekë, dhe vrau të fortë, jo njerëz kështu. Ka tre mënyra për të kapur një bos krimi; telefoni; mjeti i lëvizjes dhe po i kape shijet për femra.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll