Aktualitet

Të shtunën nis vaksinimi i mësuesve në Tiranë 

11 Mars 2021, 20:44 Nga DOSJA
Të shtunën nis vaksinimi i mësuesve në Tiranë 

TIRANË-  Të shtunën e kësaj jave do të nisë  vaksinimi i mësuesve në Tiranë.

Nuk dihet se sa mësues do të marrin dozën e vaksinës dhe se cilën vaksinë, por Kryeministri Rama ditën e djeshme bëri me dije se nesër në vendin tonë do të mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca. Mesa duket edhe mësuesit do të marrin këtë vaksinë pasi dhe vetë Kryeministi tha se do të nisë menjëherë vaksinimi i arsimtarëve.

“Pasnesër mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.

Përveç vaksinave AstraZeneca, në Shqipëri kanë ardhur edhe dozat Pfizer. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë kryer 21,613 vaksinime.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te shtunen nise vasksinimi i mesuesve te shtunen nise vasksinimi i mesuesve

Sondazh

Poll