Aktualitet

Tritoli në makinën e prokurorit, Rebani Jaupaj sqaron mediat me zërin e dridhur: Prej dy vitesh çdo natë parkohet këtu!

11 Mars 2021, 19:14 Nga DOSJA
Tritoli në makinën e prokurorit, Rebani Jaupaj sqaron mediat me

TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj është shprehur se vijojnë hetimet për çështjen e shpërthimit të tritolit në makinën e prokurorit Arjan Muça. Në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes, Jaupaj me zërin e dridhur tha se prej dy vitesh makina e prokurorit parkohet në të njëjtin vend. 

Po kryhen hetimet. Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Mjeti përdoret nha ky prokuror. Prej dy vitesh çdo natë parkohet pranë kësaj qendre tregatre. Po mblidhen prova. Nuk ka të plagosur nga ngjarja. Nuk ka mjete të tjera të dëmtiara, që kanë qenë të parkuara pranë tij,”– tha Jaupaj. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme. Makina e prokurorit Arjan Muça shpërtheu pasi në pjesën e saj të përparme ishte vendosur një sasi lënde plasëse, e llojit tritol. Nga ngjarja nuk pati të lënduar në njerëz dhe as mjete të tjetra të dëmtuara. Hetimet vijojnë, ndërkohë që ka dyshime se cili mund të ketë qenë shënjestra, pasi edhe gruaja e Muçës, punon si gjyqtare.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll