Mesazh paralajmërues! Një nga 6 të komanduarit në KLP, i vihet tritol makinës së prokurorit Arjan Muça, mjetin e përdort
11 Mars 2021, 18:41Nga DOSJA
TIRANË– Prokurori Arjan Muça ka marrë një ‘mesazh’ mbrëmjen e sotme përmes një pakoje me eksploziv. Për dy vite rresht, që kur është komanduar si këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Muça e parkonte mjetin e tij të llojit ‘Mercedez Benz A Class’ të vitit 2002, në parkingun e qendrës “Kristal”, por sot, në pjesën e përparme të mjetit, persona të paidentifikuar i vendosën një sasi tritoli.
Rreth orës 19:30, tritoli shpërtheu duke dëmtuar makinën në pjesën e përparme dhe duke lënë pas dëme materiale, por jo në njerëz. Edhe mjetet që ishin parkuar pranë makinës së prokurorit Arjan Muça, nuk pësuan dëme.
Nga vendi i ngjarjes, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj tha se hetimet vijojnë, pa dhënë asnjë detaje se cila ishte pista që po ‘zhbirohej’ për këtë tritol. Gjithsesi, Dosja.al ka mësuar se janë sekuestruar kamerat e sigurisë të zonave përreth, për të parë filmimet, që mund të tregojnë detaje apo mund të zbardhin identitetet e personave që mund të kenë vënë tritolin në makinën e prokurorit.
Mjeti përdorej edhe nga bashkëshortja e prokurorit, Gentiana Muça, e cila ka qenë gjyqtare te gjykata administrative e Gjirokastrës ndërsa tani është te gjykata e Apelit në Tiranë. Kjo gjë që fut në dyshime hetuesit për ‘shënjestrën’ e këtij sulmi. Hetimet janë përqëndruar tek dy bashkëshortët dhe mendohet se mund të jetë prapaskenë e ndonjë dosjeje që kanë pasur në dorë, por ende nuk dihet konkretisht.
Por kush është Arjan Muça?
Muça ka qenë oficer gjyqësor në ish-Gjykatën e Krimeve të Rëndë në Tiranë, në kohën kur ndodhi shpërthimi i Gërdecit. Më pas kaloi në prokuror në Lezhë, në Gjirokastër dhe në disa qarqe të tjera. Aktualisht Muça është një prej 6 prokurorëve te komanduar pranë KLP në Tiranë dhe merret me hartimin e dosjeve të raporteve për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vettingun.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Zona e njohur si Leberta në Bari, konkretisht “Via Petrelli” është hera e dytë që ‘lyhet me gjakun e shqiptarëve’ sot, në këtë vend, u vra Santino Xhyra,...
TIRANË – ugena Tomini, zv.ministre e Shëndetësisë tha për Euronews Albania se prania e variantit britanik të COVID-19 në Shqipëri është zbuluar përme...
TIRANË– Një makinë në ecje ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, ku në një video që ka siguruar Abcnews, ...
ITALI– Personi që u ekzekutua me armë zjarri pasditen e sotme në Bari të Italisë është Santino Xhyra. Mediat italiane shkruajnë se Xhyra është qëlluar me ...
ITALI– Santino Xhyra, 28 vjeç me origjinë shqiptare dhe banues në Itali është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në Bari. Mediat italiane shkruaj...
DURRËS– Dy efektivë policie kanë ndaluar një qytetar duke përdorur dhunë mbi të. Në një video të publikuar nga JOQ, një qytetar ka filmuar skenën e n...
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo, ditën e sotme ka ndarë një mesazh falenderimi që ambasadori Soreca i ka shprehurpublikisht atij, një ditë më parë, ku nga BE-ja ...
SHQIPËRI– 2 mijë e 2 viktima, 78 mijë e 259 të shëruar dhe 35 mijë e 181 të infektuar aktivë. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, një vit pas...
FIER– Ndërpritet procesi i vaksinimit në Fier për shkak të mungesës së vaksinave.Ditën e sotme, një i moshuar ka shkuar për të marrë vaksinën por që nuk e ka ma...