Aktualitet

U vranë në të njëjtin vend! Fija që lidh atentatin e Santino Xhyros me atë të Florian Mesutit në Bari, si ia mori jetën

11 Mars 2021, 18:38 Nga DOSJA
U vranë në të njëjtin vend! Fija që lidh atentatin e

ITALI– Zona e njohur si Leberta në Bari, konkretisht “Via Petrelli” është hera e dytë që ‘lyhet me gjakun e shqiptarëve’ sot, në këtë vend, u vra Santino Xhyra, 28 vjeç, një djalë i ri me orgjinë shqiptare. Pavarësisht se ky krim nuk është zbardhur ende, pista ku po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve.

Po në këtë vend, para shtatë vitesh është ekzekutuar po me tre plumba një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Florian Mesutin, i riu për të cilin Bari ka bërë një pllakë nderimi për të, vetëm për faktin se iku nga kjo botë duke mbrojtur një grua dhe djalin e saj të mitur nga një dhunues.

Më 29 gusht të vitit 2014, Floriani u fut mes një konflikti duke mbrojtur një grua dhe djalin e saj të motir dhe kapi me grushte dhunuesin. Ai nuk e dinte se agresori në këtë rast ishte djali i shefit Lorenzo Caldarola, një anëtar i klanit Strisciuglio që operon në Bari.

Vetëm pak minuta pasi Flori u largua nga vendi dhe shkoi të pinte kafe me shoqërinë tij, tre persona të armatosur u futen në bar dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur. Katër muaj para se të bënte realitet ëndrrën e tij për tu martuar me Matilën, Floriani vdiq.

Për të nuk është bërë drejtësi, por pllaka nderuese shihet nga çdo qytetar që zbarkon në portin e Barit. Emri i Florianit kujtohet çdo 21 mars, bashkë me emra të tjerë, viktima të mafias. Sot, për herë të dytë, një tjetër shqiptar u vra në të njëjtën zonë. Hetimet vijojnë dhe ekziston mundësia që emri i Santino Xhyros mund të përkujtohet bashkë me të Florianit…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian mesuti santino xhyra vritet santino xhyra ne itali florian mesuti santino xhyra vritet santino xhyra ne itali

Sondazh

Poll