Aktualitet

Shëroi ambasadorin e BE nga COVID-19,  mjeku Kalo zbulon mesazhin falenderues që i bëri Soreca: Kalova një peridhë të vë

11 Mars 2021, 16:57 Nga DOSJA
Shëroi ambasadorin e BE nga COVID-19,  mjeku Kalo zbulon mesazhin

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo, ditën e sotme ka ndarë një mesazh falenderimi që ambasadori Soreca i ka shprehurpublikisht atij, një ditë më parë, ku nga BE-ja u dhurua një skaner që do të ndihmojë në zbulimin e COVID.

Në postim që ka bërë, Kalo në rrjetet sociale, mësohet se Soreca është shprehur se ka kaluar një formë të rëndë të COVID dhe se është mjekuar nga vetë mjeku Tritan Kalo, të cilin ambasadori e falënderon për përkujdesjen që ai ka treguar.

Kalo krahas fjalëve të Sorecës, mesazhin e tij e ka cilësuar, si vlerë civilizuese të Demokracisë Perëndimore. Vlerësimi publik i ambasadorit ndodhi pas largimit të mjekut Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

” Kohë kovidiane….11.03.2021….Në mjediset e Shërbimit të Imazherisë në QSUNT, dje u inaugurua një dhuratë e re BE-së për Shëndetësinë tonë Publike, një CT-Scanner i gjeneratës më të fundme në vlerë 700.000 Euro…Në fjalën e tij me këtë rast Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, mes të tjerave u shpreh se: “Më lejoni t’ju them se personalisht kalova një formë të rëndë të Covid-19, dhe u mjekova këtu në Shqipëri. Më lejoni të falenderoj në emër të BE-së dhe timin personal, Profesor Kalon, i cili si mjek personal më ndoqi me shumë miqësi përgjatë kësaj periudhe mjaft të vështirë.”…..Fjalë zëmre të cilat shprehin njëkohësisht edhe vlerat civilizuese të Demokracisë Perëndimore…Ju jam mirënjohës Ambasador Soreca për vlerësimin tuaj ndaj Punës, Përkushtimit dhe Profesionalizmit tim…. Together forever”, shkruan mjeku Kalo në Facebook.

Ditën e djeshme, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, dhuroi për spitalin infektiv një skaner me vlerë 750,00 mijë euro. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca tritan kalo luigi soreca tritan kalo

Sondazh

Poll