Art&Argëtim

‘Kjo është gjëja më e bukur që po bëni në këtë botë’, Fatma Methasani jep mesazhin e rëndësishëm dhe fl

10 Mars 2021, 21:29 Nga DOSJA
‘Kjo është gjëja më e bukur që po bëni

TIRANË– Moderatorja Fatma Methasani ka folur rreth mëmësisë dhe asaj që shumë femra përjetojnë pasi sjellin në jetë një fëmijë, Depresioni Postpartum.

E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” në ABC me autore dhe moderatore Ermira Çaushollin, ajo foli rreth periudhës që kur zbuloi për herë të parë se ishte në pritje të djalit të saj Noah. E gjendur përballë mikeshës së saj më të mirë, Suada Daci, Fatma rrëfeu në rubrikën “Në mundsh” se periudhën e paslindjes e ka përjetuar shumë keq.

“Shumë pak e dinë që unë e kam kaluar shumë keq periudhën e paslindjes. Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noahn dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme. Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt, goca më besoni që mund t’i humbni shumë shpejt, janë shumë të parëndësishme.  Por, unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar si duhet periudhën e paslindjes sepse mendoja gjëra të parëndësishme.”- u shpreh ajo.

Moderatorja tregoi se është marrë me detaje të vogla siç ishin ndryshimi i menjëhershëm i jetës dhe shtimi në peshë, që tani i vlerëson si detaje komplet të parëndësishme.

Në fund, Fatma e mbylli me një mesazh shumë kuptimplotë për të gjitha nënat e reja: “Gjej hapësirën t’ju them mamave që mund të jenë pa gjumë, që jeta e re po ju duket e çuditshme, më vonë do ta kuptoni se kjo është gjëja më e bukur që po bëni në këtë botë”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fatma methasani fatma methasani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Mars 2021, 08:36

Publikohet shkrimi i panjohur i gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 19...