Bota

Dhomat e Specializuara në Hagë hedhin poshtë mocionet paraprake ndaj ish-krerëve të UÇK-së 

10 Mars 2021, 21:27 Nga DOSJA
Dhomat e Specializuara në Hagë hedhin poshtë mocionet paraprake

HAGË- Dhomat e Specializuara në Hagë kanë hedhur mocionet paraprake ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Lajmin e ka bërë të ditur, vetë Dhoma e Specializuar e Hagës në faqen zyrtare. Në njoftim thuhet se janë rrëzuar mocionet mbi kërkesën për aktakuzat e dorëzuara. Ata në mocionin e tyre kanë deklaruar se aktakuzat e dorëzuara janë pa arsye dhe nuk mbështeten në fakte.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se aktakuza e konfirmuar përcakton me qartësi dhe specifikë të mjaftueshme faktet që mbështesin akuzat dhe krimet. Kundërshtimet e mbrojtjes ndaj formës së aktakuzës së konfirmuar janë refuzuar në përputhje me këto rrethana. Për këtë arsye Gjykatësi i Procedurës paraprake refuzon mocionin paraprak të Gucatit dhe atë të Haradinajt”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dhomat e specializuara në hagë kosova ne hage dhomat e specializuara në hagë kosova ne hage

Sondazh

Poll