Bota

Konjufca jep datat: Qeveria e re në Kosovë do të formohet në 25 mars, presidenti do të zgjidhet në 10 prill 

10 Mars 2021, 21:17 Nga DOSJA
Konjufca jep datat: Qeveria e re në Kosovë do të formohet në

KOSOVË- Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka dhënë datat se kur do të formohet qeveria e re. Në një intervistë për “Përballje” Konjufca tha se qeveria do të formohet në 25 mars, ndërsa në 10 prill, ai tha se do të zgjidhet dhe Presidenti i Kosovës.

Në lidhje se me sa deputetë do të formohet qeveria, ai tha se do të jenë minimumi 64-65. Ai gjithashtu tha se deri tani VV nuk ka bërë asnjë diskutim me parti të tjera në Kosovë.

“Unë mendoj që deri me 25 mars do të zgjedhet Qeveria e Kosovës. Kurse, konsideroj se deri me 10 prill do të zgjedhet edhe Presidenti i Kosovës. Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca.

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku ka arritur të marrë 438 mijë e 334 vota. Ndërkohë e dyta ka dalë, Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora glauk konjufca zgjedhjet ne kosove glauk konjufca zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll