Aktualitet

Zgjaten afatet e bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës deri më 22 mars, MEPJ jep njoftimin

10 Mars 2021, 10:31 Nga DOSJA
Zgjaten afatet e bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës

KAPSHTICË– Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se ika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, MEPJ bën me dije se dëri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur, ndërsa hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

MEPJ sqaron se mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë

 Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mepj mepj

Sondazh

Poll