Aktualitet

Burri me kaçavidë në dorë gërvisht makinat luksoze në Tiranë, i merr me radhë mjetet e parkuara, një prej pronarëve: M

10 Mars 2021, 10:06 Nga DOSJA
Burri me kaçavidë në dorë gërvisht makinat luksoze

TIRANË– Një person ende i paidentifikuar, ka gërvishtur 7 ose 8 makina në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mihal Duri’ në kryeqytet. Burri është filmuar teksa ecën i qetë duke gërvishtur të gjitha makinat që ka pranë. Në dorë ai mban një kaçavidë, të cilën e përdor për të gërvishtur mjetet.

Ne videon e publikuar nga ‘Joq’ dëgjohet që pronarët e makinave thonë se ky person i ka shkaktuar dëme të shumta në para.

Mua më ka shkaktuar 1 milionë lek dëm ky, do e lysh të gjithën se nuk ke si ia bo. S’ja bo dot me penel. Po ca ka në dorë kacavidë apo celës? Kacavidë mo vlla.’

Ende nuk dihen arsyet se përse ky person ka bërë një veprim të tillë, mirëpo pamjet filmike janë dërguar në komisariat.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri gervisht makinat ne tirane ngjarja ne tirane burri gervisht makinat ne tirane ngjarja ne tirane

Sondazh

Poll