Aktualitet

220 kg kanabis brenda kamionit me fruta-perime në Podgoricë! Vinte nga Shqipëria, shoferi ikën me vrap kur i erdhi radha pë

10 Mars 2021, 09:49 Nga DOSJA
220 kg kanabis brenda kamionit me fruta-perime në Podgoricë! Vinte nga

MAL I ZI–220 kg kanabis, të ndara në 224 pako janë kapur brenda një kamioni në pikën kufitare të Podgoricës, brenda një mjeti që vinte nga Shqipëria. Mësohet se kamioni ishte regjistruar se do të kalonte në doganë fruta dhe perime, për llogari të kompanisë “Bugarin”, me seli në Podgoricë.

Megjithatë kamioni është ndalur për t’u kontrolluar nga efektivët kufitarë, gjë që ka shkaktuar largimin e shoferit nga mjeti. Që kur ka marrë sinjalin se mjeti i tij do t’i nënshtrohej një kontrolli më të imtësishëm, shoferi është larguar me vrap.

Sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare për verifikim, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur nga puna për të zbuluar itinerarin e kamionit.

Kjo është ngarkesa e dytë brenda pak muajësh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh. Dyshohet se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, por grupi hetimor ende nuk ka një rezultat pasi është ende herët

(A.b;kle.mu)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet kanabis ne mal te zi kapet kanabis ne mal te zi

Sondazh

Poll