Ekonomi

OBSH ngre alarmin: 1 në 3 gra në botë janë dhunuar fizikisht ose seksualisht nga partneri

10 Mars 2021, 11:31 Nga DOSJA
OBSH ngre alarmin: 1 në 3 gra në botë janë dhunuar fizikisht

1 në 3 gra janë dhunuar të paktën 1 herë seksualisht ose fizikisht, rreth 736 milionë gjithsej, numër që nuk ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga OBSH-ja, mosha më e prekur ndaj dhunës është ajo nga 15 deri në 24 vjeç.

Dhunën ndaj grave mund ta gjejmë në çdo vend dhe çdo kulturë, dukë shkaktuar dëm në miliona gra dhe familje, kohët e fundit situata është përkeqësuar edhe për shkak të pandemisë”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se ndryshe nga COVID-19, dhuna nuk mund të ndalet me një vaksinë dhe se mund ta luftomë atë vetëm me përpjekje shumë të mëdha dhe të qëndrueshme nga qeveritë, komunitetet dhe individët.

Dhuna e ushtruar nga një partner është forma më e përhapur e dhunës, megjithatë 6% e grave raportojnë se janë sulmuar seksualisht nga një person tjetër përveç burrit ose partnerit.

Mendohet se shifrat janë më të larta, pasi ka shumë raste të cilat nuk raportohen për shkak të frikës që gratë kanë nga partnerët e tyre.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale dhuna ndaj grave obsh dhuna ndaj grave obsh

Sondazh

Poll