Ekonomi

Më shumë largime nga puna! Ekonomia më e madhe e Evropës do të ndjejë efektet e pandemisë deri në vitin 2025 (STUDIMI)

9 Mars 2021, 08:50 Nga DOSJA
Më shumë largime nga puna! Ekonomia më e madhe e Evropës do

BERLIN– Ekonomia gjermane do të ndjejë pasojat e pandemisë së koronavirusit deri në vitin 2025. Instituti i Kërkimit të Punësimit (IAB) parashikoi se shkalla e rritjes ekonomike do të ulet me 0.6 pikë në përqindje në pesë vitet e ardhshme për shkak të krizës dhe se tregu i punës do të përballet me një rënie afatgjatë të numrit të të punësuarve.

Pasojat afatgjata të pandemisë do të godasin sektorët e shitjes me pakicë, shërbimet e biznesit, hotelierinë, transportin dhe aviacionin. Por efekte pozitive pritet që të ketë në sektorët e teknologjisë së informacionit, shërbimeve publike dhe farmaceutikës.

IAG parashikon se një total prej 500,000 vendeve të punës do të humben dhe 300,000 të tjera do të krijohen. “Sytë” e industrisë gjermane do të kthehen nga industria e makinave, të cilat parashikojnë rritjen e eksportit, pavarësisht nga pandemia. Sidoqoftë, ata paralajmërojnë se për realizimin e punës do të nevojiten më pak punëtorë, kështu që mund të priten pushime nga puna.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi iab iab

Sondazh

Poll