Ekonomi

Përballimi i bizneseve me pandeminë/ Dhoma Amerikane e Tregtisë: Vendi është i papërgatitur për të ndihmuar bizneset

10 Mars 2021, 10:18 Nga DOSJA
Përballimi i bizneseve me pandeminë/ Dhoma Amerikane e Tregtisë:

TIRANË– Presidenti i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço ka folur për programet elektorale të partive politike para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Eno bëri një bilanc të përballjes së bizneseve me pandeminë dhe atë çka solli kjo situatë. Sipas tij, tregtia fizike ka pasur një goditje të rëndë ndërsa vendi është i papërgatitur për të ndihmuar bizneset

Bizneset kanë pasur presion shumë të madh. Dhoma amerikane shtoi mbështetjen në asistencë. Anëtarët tanë morën rol në lidershipin. Tregtia fizike ka pasur një goditje të rëndë. Vendi është i papërgatitur për të ndihmuar bizneset.

Kemi vënë re një mungesë besimi të shtuar të biznesit dhe të investitorëve. Ne kemi ndërmarrë një nisëm që ta të bëjë me diagnostikimin më të thellë që ka të bëjë me klimën e biznesit. Kam kënaqësi të them që kjo analizë ka përfunduar. Kemi pasi një kordinim me ministrinë e financave dhe të mbrojtjes dhe të sipërmarrjes. Biem dakord për një gjë. Nuk është cështje analizash”.

Po ashtu, mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive, Jaço thotë se prirja e biznesit është për taksa të ulëta, por për Dhomën Amerikane të Tregtisë më shumë rëndësi ka një sistem i ndershëm. Jaço theksoi se deri më tani në programet e partive nuk ka parë hapësira në legjislacion të taksave dhe adresimin e kodit aktual të taksave.

(a.bl;kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi dhoma amerikane e tregtise enio jaço dhoma amerikane e tregtise enio jaço

Sondazh

Poll