Aktualitet

NDODHIA që tronditi vendin! Flet dëshmitari që mbërriti i pari në vendgjarje, momentet e fundit të Kosta Trebickës: Shqip

10 Mars 2021, 08:58 Nga DOSJA
NDODHIA që tronditi vendin! Flet dëshmitari që mbërriti i

Rreth orës 13:30 punëtorët e minierës së Gjergjevicës Azbi Biçoku dhe Skënder Feka kanë konstatuar në rrugë të shtrirë një person të gjakosur. Disa dhjetëra metër jashtë rruge ishte një fuoristradë e kuqe. Ata thirrën mirëmbajtësin e rrugës Koço Bardhi që ndodhej 100 metër më poshtë.

“Po vinin nga mali këta, ktheheshin me makinën ngarkuar, kur dolën në kodër e panë këtë poshtë, më njoftuan mua, unë njoftova.Po, unë se isha në punë rruga ura, të të njoftojmë? Thirrim puntorin andej poshtë” u shpreh Koco Bardhi, dëshmitar.

“Vajta unë e pashë dhe njoftova njërin tjetrin këtej që erdhën. Si vepruat, e prekët? Jo jo, as e prekëm asgjë, vetëm se shikonim, ca do ti bënim ne” u shpreh Koco Bardhi, dëshmitar. Brenda pak minutash në vendngjarje u grumbulluan dhjetëra persona udhëtarë të rastit. Dëshmitari Idajet Mujollari ka deklaruar se e ka gjetur Trebickën teksa po dridhej dhe i rridhte shumë gjak.

Unë në momentin që e pashë e gjeta të shtrirë, i dilte gjak nga pas. Armën e kishte në krah të dorës afër. Nuk di unë kur e ka parë ai, unë kur e pashë nuk fliste më, vetëm ishte shtrirë. Se kuptoja ishte gjallë a jo..sishte në gjendje të fliste, as kuptonte dotë gjë” u shpreh Koco Bardhi, dëshmitar.

“Një nga dëhsmitarët që pyeta mëngjesin e së nesërmes thoshte që donte të shqiptonte dicka, të thoshte dicka por nxirrte flluska dhe gjak nga goja” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet azbi biçoku skënder feka vrasja e kosta trebickes azbi biçoku skënder feka vrasja e kosta trebickes

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2021, 08:07

Pasojat e pandemisë dhe qytetet më të goditura

Arben Arkaxhiu prej 2016-s ka hapur dyqanin për import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial kryesisht për sektorin fason në Tiranë. Në fillim të janarit ...