Politike

‘S’ka kush të kujdeset për fëmijët’/ Donte të lirohej nga qelia, rrëzohet kërkesa për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

9 Mars 2021, 11:57 Nga DOSJA
‘S’ka kush të kujdeset për fëmijët’/ Donte

TIRANË– Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Disa ditë më parë, gjyqtarja e Krujës kërkoi zëvendësim të masës me pretendimin se duhet të ishte në banesë në mënyrë që të kujdesej për të birin me nevoja të veçanta.

Po ashtu ajo ka argumentuar se mungesa e saj në banesë, ka penalizuar dhe të bijën e mitur nga ndjekja e studimeve, megjithatë argumentat e saj nuk janë marrë për bazë nga togat e zeza. Shqetësimin për kujdesin ndaj fëmijëve e ka shprehur dhe babai i gjyqtares në një prononcim për mediat. (Shiko këtu)

Ky vendim ka dëmtuar jo vetëm atë dhe imazhin e saj si një gjyqtare shembullore dhe të përkushtuar, por ka lënë pa kujdes prindëror një fëmijë autik, dy javë më parë dhe tani janë prapë të vetmuar. Kush do t’i shërbejë dy fëmijëve që ka lënë ajo, unë jam me parkinson gjyshja është e sëmurë? Ju lutem shumë më thoni ku do t’i shpie keta dy fëmijë, dy jetimët që ngelen në mes të rrugëve dhe i kanë lënë njëri pas tjetrit. Merrni kryeministrin sot dhe i thoni ku do t’i shpie këta dy jetimë. Ju lutem, faleminderit dhe pres përgjigje për poblemin që ngrita,”- tha ai.

Në seancën e 2 marsit, Apeli i GJKKO-së la në burg gjyqtaren Enkelejda Hoxha, bashkëpunëtorin e saj avokatin Aldo Tabaku dhe shtatë të arrestuarit e tjerë. I vetmi që u lirua ishte kardio-kirurgu Edvin Prifti.

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por sot ai u la i lirë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejda hoxha enkelejda hoxha kerkon lirine enkelejda hoxha enkelejda hoxha kerkon lirine

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 10:32

TIRANË– Zbardhen emrat e plotë të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar t...