Politike

‘Jepjani Edi Ramës fitoren’/ Nuk u përfshi në listat e PS-së, Fatmir Velaj: Me porosi të tij, do jem pranë tij për sf

9 Mars 2021, 11:56 Nga DOSJA
‘Jepjani Edi Ramës fitoren’/ Nuk u përfshi në listat

TIRANË– Deputeti socialist, Fatmir Velaj ka reaguar pas publikimit të listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai shkruan në ‘Facebook’, aty ku dhe ka bashkangjitur një foto me kryeministrin Rama, se përfundoi këtë fazë të jetës dhe se i kreu me sukses të gjitha premtimet që i dha qytetarëve. Velaj siguron se i ka kërkuar kryeministrit Rama që të qëndrojë me të dhe mos e braktisë pas 25 prillit.

POSTIMI:

Të dashur bashkëudhëtarët e mi politik, dua t’ju falenderoj për angazhimin e madh qe treguar, por, mbi të gjitha, për ndjenjat e miqësisë karshi meje gjatë këtyre 4 viteve si deputet i NJ.A.Q. Vlorë. Më duhet t’u them, se kjo rrugë ishte vetëm një etapë në jetë time dhe, siç jam shprehur gjatë fushatës te vitit 2017, atëhere kur ju luta “ta bëjmë një pjesë të rrugës së bashku”, kjo pjesë u krye me sukses dhe unë jam krenar që u njoha me ju dhe ecëm së bashku në përbushjen e mjaft detyrave. Ai apo ajo që do më zëvëndësoj mua në këtë zonë elektorale, do ketë po të njejtin preokupim për problematikat tuaja dhe unë jam më se i bindur se Edi Rama, në mandatin e tretë, do ja u zgjidh ato. Prandaj, ju lutem, bashkëpunoni me të dhe jepjani Edi Ramës fitoren. Unë, me porosi të tij, do jem pranë tij për sfidat e reja që na presin pas 25 Prillit. FITORE FITORE 

Çfarë ndodhi ditën e djeshme?

Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Beteja interesante e LSI është në Berat, aty ku përballë të larguarve ndodhet Ardit Çela dhe Lefter Maliqi. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste. PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha. 13 të larguar edhe nga demokratët.

LAJMI KRYESOR: REAGIMET/ Efekti ‘pas-lista’! Nis ‘shfryrja’ në rrjet, Pollo shpjegohet pse s’kandidon: Mundësitë s’i gjykova të përshtatshme, ish-nënkryebashkiaku i Shkodrës u zgjua garues. KQZ nuk humbet kohë, ia nis nga puna: Po verifikojmë emrat!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fate velaj fatmir velaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama fate velaj fatmir velaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 10:32

TIRANË– Zbardhen emrat e plotë të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar t...