Politike

Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë se harroi terrenin! Skuadra duhet të jetë fituese, kush kontestoi, s’

9 Mars 2021, 11:10 Nga DOSJA
Pas dorëzimit të listave, Rama: Bushati u la jashtë se harroi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, disa orë pas dorëzimit të emrave të kandidatëve për deputetë në KQZ, ka dalë në një konferencë urgjente në selinë e Partisë Socialiste. Në prano në e kamerave dhe përballë pyetjeve të gazetarëve, kryesocialisti ka përcjellë dhe zbardhur të gjitha debatet dhe përplasjet e ndodhura brenda mureve të selisë në çastet e fundit të vendosjes së emrave në lista. Megjithatë fillimisht numri një i qeverisë është ndalur tek emrat e kundërshtarëve nga të cilët kërkon të “rrëmbejë” mandatin e tretë.

“Fosile dhe emra OFL-je” i ka cilësuar Rama të gjithë ekipin e Partisë Demokratike bashkë me atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke u shprehur se ishte tejet i zhgënjyer. Duke marrë me radhë një më një të gjithë emrat e kandidatëve, Rama shtoi se asnjë prej tyre nuk frymëzon dhe nuk ka energji për të kontribuuar për ekipin fitues. Më pas, gazetarët e kanë “bombarduar” me pyetje për çfarë ndodhi dje brenda selisë. Përplasjet me ish-ministrat, Rama i ka zbutur duke i konsideruar si debate, megjithatë nuk ka mohuar asnjë prej tyre.

Fillimisht Rama sqaroi renditjen e “bigëve” të PS, duke u shprehur se asnjë prej tyre nuk e kishte kundërshtuar vendosjen, ndërsa sqaroi se ata që e kishin bërë ishin larguar fare nga lista. Emri i vetëm ishte Alket Hyseni… Duke u ndalur tek ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, numri një i maxhorancës tha se kishte pranuar me dinjitet sfidën duke kujtuar edhe njëherë sulmin me të cilën u përball vetëm pka vite më parë me skandalin “Babale”, duke mos i kursyer as mediat. Por “ylli i bisedës” ishte Ditmir Bushati.

Ish-kryediplomatit, me të cilin bashkëpunoi mandatin e parë, Rama ia rrëfeu të gjitha publikisht. Teksa e konsideronte si investimin e tij personal në PS, Rama shtoi se nuk e pranonte dot faktin që pas largimit nga posti, Bushati e kishte harruar terrenin. Ndërsa s’harroi pa përmendur edhe fjalimet shpotitëse të tij në Kuvend kundër qeverisë, duke u shprehur se nëse do të punonte në terren për ato që ankohej, mund t’i zgjidhte fare lehtë. Megjithatë në fund tha se të gjithë “senatorët” që janë në rrezik për të mos fituar një vend në Kuvend, u ka ruajtur një vend të posaçëm në zemër.

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama u përpoq që ta mbulonte praninë në listën e Partisë Socialiste në Tiranë, të Ornaldo Rakipit, djalit të deputetit të djegur nga dekriminalizimi, Aqif Rakipi. Rama tha se lista e PS do të ketë supriza ndërsa theksoi se i fundit në listën e Tiranës, që përkon me emrin e Tahir Muhedinit, ish-deputet i PDIU.

Rama iu referua Muhedinit, ndërsa nuk foli dhe për djalin e Rakipit, i cili gjithashtu do të garojë më 25 prill. Ndërsa sa i përket kandidimit të tij, Rama u duk i bindur se nuk do të rrezikonte që të mbetej jashtë Kuvendit, ndërsa shtoi se nuk e ka vendosur se ku do të qëndrojë; në Durrës apo Vlorë.

Dje, të gjitha partitë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. LSI do të ketë si kryesuese në tri qarqe, Fier, Tiranë dhe Elbasan Monika Kryemadhin. Ndryshime themelore në lista këto zgjedhje sjell Partia Socialiste.

PS ka 12 drejtues listash të rinj, gra dhe vetëm Erion Braçen në Fier. Kryeministri Edi Rama garon vetë në dy qarqe, i teti në Durrës dhe i 9-i në Vlorë. Nga listat u hoqën Ditmir Bushati, Elva Margariti, Sandër Lleshaj, ndërsa tri figurat e tjera Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko e Mimi Kodheli janë vendosur në vijën e rrezikut në Tiranë. Lulzim Basha u rendit i pari i listës së PD në kryeqytet për tu pasuar nga Sali Berisha.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 9 mars 2021 edi rama edi rama 9 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Mars 2021, 10:32

TIRANË– Zbardhen emrat e plotë të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar t...