Ekonomi

Studimi/ Zbulohet shuma marramendëse që Gjermania fiton nga të qenurit pjesë e BE-së

9 Maj 2019, 15:52 Nga DOSJA
Studimi/ Zbulohet shuma marramendëse që Gjermania fiton nga të

Në vitin 2017, Gjermania, e cila ka ekonominë më të mirë të të Evropës, e cila ka kontribuar 19.5 miliardë dollarë në arkat e BE-së. Por sipas një studimi të Bashkimit Evropian, Berlini ka marrë mbrapsht katërfishin e investimeve të tyre.

Sipas studimit të bërë, Gjermania merr çdo vit mbrapsht nga BE plot 75 bilionë paund!

Përfituesit më të mëdhenj rajonalë janë distrikti administrativ i Bavarisë së Epërme dhe i Hamburgut, ndërsa shtetet federale që përfitojnë më së shumti janë Nordrhein-Ëestfalen, Bavaria dhe Baden-Ëürttemberg.

Në bllokun e BE-së, sa më e madhe të jetë ekonomia e vendit, aq më i madh duhet të jetë kontributi financiar që vendi duhet të japë. Megjithatë, përfitimet për secilin anëtar të unionit janë të ndryshme.

Sipas raportit përfituesit më të mëdhenj janë shpesh vende të vogla në qendër të Evropës, që mund të mos jenë edhe  anëtare të BE-së por megjithatë marrin pjesë në tregun e përbashkët. Një rast i ngjashëm është edhe Zvicra.

Mëgjithatë në jug dhe në lindje të Europës, nuk ndodh e njëjta gjë.

Ndërkohë, marrëdhënia e ardhshme e Britanisë me BE-në është ende e paqartë.
Të dy partitë e opozitës deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të kthejnë Brexit duke e kthyer bashkimin doganor mes vendeve të tjera anëtare në BE si një pengesë të madhe për ekonominë në vend.

Dje Qeveria konfirmoi pjesëmarrjen e Britanisë në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian më 23 maj, vetëm pasi ministrat pranuan se me qeverinë aktuale nuk kishin kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.

Marrë dhe përkthyer nga Ekspress.co.uk

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi be gjermania perfitimet e gjermanise be gjermania perfitimet e gjermanise

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Maj 2019, 08:25

Nuk jam e pasur të blej mallra të lira

Njëqind vjet më parë shefi i Ford Motor Company tronditi botën e biznesit kur papritur dyfishoi pagat e punonjësve të tij në $ 5 dita, duke shtuar dhe bonuset. ...