Ekonomi

Rrezikojnë dëbimin nga Franca, nëna shqiptare mesazh përgjërues Macroni: Je shpresa e fundit

7 Maj 2019, 15:05 Nga DOSJA
Rrezikojnë dëbimin nga Franca, nëna shqiptare mesazh

Pasi u njoftua se duhej të largohej nga territori francez, familja bëri një ankesë në Gjykatën Administrative në Besançon, për të rishqyrtuar edhe një herë situatën. Ata bënë një ankesë, por edhe gjykata e hodhi poshtë. Tashmë anëtarëve të familjes u rrezikohet jeta në çdo moment nëse kthehen në Shqipëri. Kështu pretendon Mariola Gjiryqi, e cila i ka bërë thirrje Presidentit Emmanuel Macron për ndihmë.

Në Lure, familja Gjiryqi, prindërit dhe tre fëmijët e tyre, jetojnë me ankthin e dëbimit. Më 3 Maj, Gjykata Administrative e Besançonit hodhi poshtë ankesën e familjes,  pasi i ishte refuzuar kërkesa për azil. Ndaj familjes shqiptare tani ka një urdhër “detyrimi për t’u larguar nga territori francez”.

“Z. President, ti je zgjidhja jonë e fundit”, janë këto fjalët e Mariola Gjiryqit, nënë e tre fëmijëve, ku vijon:”Ne kemi plotësuar të gjitha kriteret për t’u integruar. Kemi ndjekur kurset për të mësuar gjuhën franceze ku kemi marrë pjesë rregullisht dhe kemi dalë me rezultate të mira”.

Çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët e tyre ikën nga Shqipëria në vitin 2013 për të “mbrojtur jetët” dhe kërkuan azil në Francë, vendi që mishëron “të drejtat e njeriut “.

Shpresat e familjes qëndrojnë tek Presidenti, të cilit i drejtohet me një thirrje: “Ji me ne, ti je zgjidhja jonë e fundit”.

Komiteti i refugjatëve po kërkon rregullimin e kësaj familje dhe i ka shkruar një letër të hapur Emmanuel Macron. Komiteti do organizojë një protestë publike në mbështetje të familjes Gjiryqi, nesër më 8 Maj, në sallën Merlin në Lure. Një marshim mbështetës do të organizohet gjithashtu të premten pasdite.

Marrë nga ABC News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale emmanuel macron familja shqiptare ne france je zgjidhja jone e fundit mariola gjiryqit emmanuel macron familja shqiptare ne france je zgjidhja jone e fundit mariola gjiryqit

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Maj 2019, 08:25

Nuk jam e pasur të blej mallra të lira

Njëqind vjet më parë shefi i Ford Motor Company tronditi botën e biznesit kur papritur dyfishoi pagat e punonjësve të tij në $ 5 dita, duke shtuar dhe bonuset. ...