Ekonomi

Inflacioni i 2019, u diktua gjerësisht nga çmimet e qepëve, patateve, mollëve dhe luleshtrydheve

9 Maj 2019, 10:15 Nga DOSJA
Inflacioni i 2019, u diktua gjerësisht nga çmimet e qepëve,

TiranëShporta e konsumit të familjeve shqiptare ka aq shumë varësi nga ushqimet, sidomos frutat dhe perimet sa luhatjet në çmimin e një artikulli të vetëm mund të çekuilibrojë një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomik, inflacionin.

Në muajin prill për të dytin muaj radhazi inflacioni është rritur me ritme të ulta, përkatësisht me 1.2 për qind në mars dhe 1.4 për qind në prill.  Në përgjithësi çmimet janë rritur për të gjithë zërat kryesor të shportës, por diktuesit kryesor të inflacionit janë çmimet e frutave dhe perimeve, të cilat kanëpësuar shumë luhatje gjatë vitit 2019.

Që  nga dhjetori i vitit të kaluar çmimet e frutave kanë pësuar ulje të ndjeshme pas rritjeve me ritme të larta vitet e kaluara, teksa për perimet rritja ka vijuar me ritme dyshifrore.

Çmimet e frutave u ulen me 0.4 për qind në muajin prill sipas të dhënave të INSTAT, ndërsa në prillin e vitit 2018 çmimi i këtij grupi ishte rritur me 7.7 për qind. Tregtarët më përvojë nga tregjet e pakicës shpjegojnë se këtë vit po shiten me çmime më të lira luleshtrydhet dhe mollët.

Këtë vit kishte një superprodhim me mollë vendi dhe me luleshtrydhe. Ata pohojnë se luleshtrydhja këtë sezon është shitur me gjysmën e çmimit të vitit të kaluar ndërsa molla ka qenë gjithashtu më lirë.

Çmimet e perimeve dhe zarzavateve gjithashtu kanë vijuar rritjen në këtë fillim vit me ritme dyshifrore, në nivele shumë më të lartë se ritmet e një viti më parë.

Kulmi arriti në muajin janar ku çmimi i perimeve dhe zavratëve u rrit me 36 për qind si pasojë e mungesës së furnizimit me qepë, patate dhe presh. Një kilogram nga këto artikuj kushtoi 120 lekë gati dyfishin në raport me vitin 2018.

Gati gjysma e shportës së mallrave të konsumit dominohet nga ushqimet, teksa brishtësia e prodhimit vendas ka shënuar këtë vit goditje ekstreme në tregje.

Fermerët hezituan të mbillnin perimet e dimrit për shkak të çmimeve të ulta që morën me 2018. Oferta ishtë më e ulët se kërkesa ndaj çmimet pësuan rritje jo të zakonte.

E kundërta ndodhi me frutat. Superprodhimi i mollës dhe luleshtrydhes sollën çmime të ulta në tregje saqë fermerët ankohen se nuk po mbulojnë kostot.

Marrë nga Monitor

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi inflacioni i 2019 rritja e çmimeve të perimeve inflacioni i 2019 rritja e çmimeve të perimeve

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Maj 2019, 08:25

Nuk jam e pasur të blej mallra të lira

Njëqind vjet më parë shefi i Ford Motor Company tronditi botën e biznesit kur papritur dyfishoi pagat e punonjësve të tij në $ 5 dita, duke shtuar dhe bonuset. ...