Ekonomi

“Presidenti dinjitoz”, Mynyr Koni: Jam i hapur për bashkëpunim me Shahinin, unë nuk sjell ngërç

7 Maj 2019, 07:37 Nga DOSJA
“Presidenti dinjitoz”, Mynyr Koni: Jam i hapur për

TIRANË- Pas tre javë pezullimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyre.

Në një intervistë për mediat pas një takimi me ambasadorin e BE  në Tiranë Koni tha se vlerëson maksmialisht Presidentin Meta, pasi ka mbajtur në qëndrim prej shtetari. Nga ana tjetër Koni u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ministren e Arsimit, Besa Shahini.

DEKLARATA PËR MEDIAT

Dekreti i Metës?

Vlerësimi im ndaj dekretit të Presidenti është një vlerësim dinjitoz, në të cilën ashtu siç është shprehur dhe vet Presidenti në dekretin përkatës, ai mbrojti autonominë e arsimitt ë lartë që është një shtyllë që mbrohet nga Kushtetuta dhe ligji.

Keni bërë ndonjë takim me Metën?

Po kam zhvilluar një takim dhe kam paraqitur me shkrim të gjitha argumentet e mia dhe pretendimet e zonjës ministre.

Po kolegët tuaj që ishin kundër jush?

UT ka 850 pedagog me kohë të plotë dhe 1200 me kohë të pjeshme dhe kuptohet që kolegët më mbështesin në çdo hap në ndërtimin e universtietit.

A do sjell ky konflikt i juaj me minsitrinë e Arsimit një ngërç në Universtietin e Tiranës?

Nga ana ime nuk do ketë asnjë llok ngërçi unë jam i hapur për bashkëpunim dhe do bashkëpunoj me të gjithë për zhvillimin e univesitetit.

Presidenti Ilir Meta ka marrë ditën e djeshme vendimin për të kthyer në detyrë Mynyr Konin. Meta me anë të të një dekreti ka rrëzuar propozimin e ministres Besa Shahini, për shkarkimin e Rektorit të UT.

Në relacionin shpjegues mbi arsyet e këtij vendimi, kreu i shtetit sqaroi se ka patur presion të hapur dhe publik mbi rektoratin e UT. Në dekret thuhet se MASR ka kërkuar ngritjen e një grupi pune që të gjente shkeljet në Universitet. Më tej, sqarohet se ky grup ka mbyllur punë sipas afateve, por MASR ka kryer shkelje proceduriale.

Meta u shpreh se kërkesa e ministres Shahini për të shkarkuar Konin, cënon autonominë e universiteteve dhe nuk është bindëse. Ministrja Besa Shahini pezulloi Konin, pasi sipas qeverisë, Koni nuk ka bashkëpunuar me ta duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve. “Lufta” mes Konit dhe Qeverisë ka disa kohë që ka nisur, por në muajt pas protestës së studentëve, ai është sulmuar disa herë nga Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pari, që e kërcënoi më shkarkim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale besa shahini ilir meta koni kthehet ne detyre mynyr kon pezullimi i mynyr konit besa shahini ilir meta koni kthehet ne detyre mynyr kon pezullimi i mynyr konit

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Maj 2019, 08:25

Nuk jam e pasur të blej mallra të lira

Njëqind vjet më parë shefi i Ford Motor Company tronditi botën e biznesit kur papritur dyfishoi pagat e punonjësve të tij në $ 5 dita, duke shtuar dhe bonuset. ...