Bota

Tensionet në Myanmar, ushtria “pushton” spitalet dhe universitetet, sindikatat e punës thërrasin për grevë komb

8 Mars 2021, 10:10 Nga DOSJA
Tensionet në Myanmar, ushtria “pushton” spitalet dhe

MYANMAR- Ushtria në Myanmar ka ‘pushtuar’ spitalet dhe universitet gjatë grushtit të shtetit. The Guardian shkruan se policia së fundmi ka arrestuar qindra njerëz të përfshirë në protestë. Ndërkohë që koalicioni i sindikatave të punës ka thirrur një grevë kombëtare ditën e sotme, përtë kundërshtuar grushin e shtetit.

Tensionet më të larta në Myanmar janë në qytetin më të madh të vendit në Yangon, ku u dëgjuan shumë të shtëna me armë pas shtet-rrethimit të orës 20:00. Shumë të shtëna gjithashtu janë dëgjuar në spitale.

Ndërkohë që grupi ndërkombëtar i Mjekë kanë dënuar uzurpimin e siptaleve nga ushtria. Ata e kanë quajtur këtë gjë si të papranueshme dhe të tmerrshme.

“Nëse nuk ishte e dukshme më parë, është absolutisht e qartë tani: ushtria e Mianmarit nuk do të pushojë së shkeluri të drejtat e njerëzve të Mianmarit derisa bashkësia ndërkombëtare të veprojë me vendosmëri për të parandaluar dhe dhënë llogari për këto akte të egër”, thuhet në deklaratë.

Qytetarët e Mianmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit myanmar grushti i shtetit myanmar

Sondazh

Poll