Bota

Heqja e masave anti-Covid, Anglia hap shkollat ditën e sotme, do të lejohen piknikë me një person

8 Mars 2021, 09:51 Nga DOSJA
Heqja e masave anti-Covid, Anglia hap shkollat ditën e sotme, do të

ANGLI- Miliona nxënës do të kthehen në shkolla ditën e sotme në Angli. Dailymail shkruan se kjo është faza e parë drejt rihapjes së plotë të vendit. Mësuesit, rihapjen e shkollave e kanë përshkruar si lehtësim të jashtëzakonshëm, por edhe frikë për shkak të mundësive të përhapjes se Covid. Pas shkollave fillove, shkollat e mesme në Angli do të hapen me faza të ndryshme në varësi të testeve Covid që do tu bëhen studentëve.

Lehtësim tjetër të masave: 

Njerëzit do të lejohen të pinë një kafe ose piknik me një person nga një familje tjetër në park.

Banorët e shtëpive të kujdesit do të kenë më shumë të drejta për t’u vizituar nga të dashurit e tyre.

Që nga fillimi i pandemisë në Angli janë regjistruar 4,218,520 persona me Covid, ndërsa të tjerë 124,501 kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lehtesimi i masave ne angli lehtesimi i masave ne angli

Sondazh

Poll