Bota

U vaksinua jashtë rendit! Dorëhiqet kryebashkiaku i Corleones, 78-vjeçari: Kalova natën duke u menduar…

8 Mars 2021, 08:34 Nga DOSJA
U vaksinua jashtë rendit! Dorëhiqet kryebashkiaku i Corleones,

ITALI– Kryebashkiaku i fshatit sicilian të Corleones, Nicolò Nicolosi, ka dhënë dorëheqjen pasi është injektuar jashtë radhë me vaksinën anti-COVID.

Mediat italiane kanë bërë me dije se Nicolosi kishte marrë dozën disa muaj më parë, edhe pse nuk i përkiste asnjë prej grupeve prioritare. 

“Unë kalova natën duke u menduar dhe mora vendimin se duhet të jap dorëheqjen,“-i tha 78-vjeçari agjensisë së lajmeve ANSA.

Përfaqësues nga fshati Corleone lajmëruan përmes Facebook se kryetari i bashkisë së tyre mori dy doza të vaksinës Pzifer në janar. Nicolosi vendosi që të injektonte veten dhe zyrtarët lokalë me pretendimin se kishin nevojë për mbrojtje të menjëhershme kundër virusit, pasi punonin në vijën e parë të luftës në shërbim të bashkëqytetarëve të tyre.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali nicolò nicolosi koronavirusi ne itali nicolò nicolosi

Sondazh

Poll