Bota

10 vite dialog, mbi 23 marrëveshje por ende asnjë përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

8 Mars 2021, 07:48 Nga DOSJA
10 vite dialog, mbi 23 marrëveshje por ende asnjë përfundimtare

8 mars 2021 shënon plotë 10 vite nga fillimi i ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Fillimi i bisedimeve u mundësua nga Bashkimi Evropian ku të 27 vendet pjesëmarrëse miratuan rezolutën për paqe, siguri dhe stabilitet. Por gjithashtu për nisjen e dialogut kontribuoi edhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, pasi vendosi se paravësia e Kosovës, nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Por kush i udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi

Fillimisht akulli mes dy vendeve u thye nga diplomatja Catherine Ashton. Shumë pak politikanë besonin në suksesin e saj, ndërkohë që, ajo arriti t’i befasojë të gjithë me nënshkrimin e marrëveshjes së parë në Prill.

Në vitin 2014 e mori në dorë gjendjen diplomatja italiane Federica Mogherini, e cila nuk arriti që të përmbushë pritshmëritë e saj.

Pas Ashton dhe Mogherini, u fut në skenë i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak. Lajçak mori mbështetjen edhe të administratës Trump, i cili emëroi Richard Grenell si të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell u largua pas disa kohësh ndërkohë që Lajçak është ende përgjegjës për dialogun Kosovë-Serbi.

Fillimin e negociatave e nisën fillimisht kryeministrat në detyrë të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Marrëveshja e parë mes dy vendeve u nënshkrua në muajin prill të vitit 2011. Ndërkohë që deri tani në janë nënshkruar mbi 23 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por asnjë përfundimtare.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll