Bota

Bilanci në botë! Britania e Madhe rihap sot shkollat, SHBA me ritme të shpejta vaksinimi

8 Mars 2021, 07:44 Nga DOSJA
Bilanci në botë! Britania e Madhe rihap sot shkollat, SHBA me ritme

Pandemia e koronavirusit shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 117,459,698 raste të infektuara, prej të cilëve 2,605,637 kanë ndërruar jetë. Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga India, Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar. 

Megjithatë procesi i vaksinimit ende vijon, pavarësisht problemeve për të gjetur dozat e mjaftueshme të vaksinave. Shkollat ​​në Angli do të rihapen sot, pasi në vend u shënua numri më i vogël i viktimave që prej tetorit, ndërkohë edhe Vietnami ka filluar vaksinimin, duke nisur me punonjësit mjekësorë. Po ashtu edhe Sllovakia nis sot vaksinimin pasi ka marrë 15,000 dozash dhuratë nga Franca. 

SHBA po i afrohet synimit të Joe Biden për 100 milion vaksinime në 100 ditët e tij të para në detyrë, duke shënuar deri më tani 90,351,750 doza të injektuara. Vaksinat e përdorura janë ato të Modernës dhe Pfizer.

Ndërsa ‘ujrat’ janë trazuar për vaksinën ruse. Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Barnave ka nxitur anëtarët e Bashkimit Evropian të përmbahen nga dhënia e miratimeve kombëtare për vaksinën ruse “Sputnik V”, të paktën derisa agjencia të rishikojë sigurinë dhe efektivitetin e saj.

Kina nga ana tjëtër ka në plan që të vaksinojë edhe persona nga vendet e tjera rrotull saj. Kjo gjë do të bëhët për të siguruar qytetarët e Kinës dhe të vendeve rreth saj.   

Italia ka aprovuar vaksinën AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç, tha të Hënën Ministria Italiane e Shëndetësisë. Drita jeshile për përdorimin e vaksinës te të moshuarit u dha pas dyshimeve fillestare të qeverisë italiane mbi efikasitetin e vaksinës për personat e moshës mbi 65 vjeç, duke përmendur mungesën e të dhënave.

Të dhënat paraprake nga një studim në Brazil tregojnë se vaksina ndaj COVID-19 e zhvilluar nga Sinovac Biotech Ltd e Kinës është efektive kundër variantit P1 të virusit të zbuluar për herë të parë në Brazil, tha një burim i njohur me studimin. Sipas Reuters, burimi, i cili nuk dha detaje të të dhënave, tha se studimi kishte testuar gjakun e njerëzve të vaksinuar kundër variantit brazilian të virusit.

(I.A;k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll