Art&Argëtim

Shkaktoi polemika ende pa u transmetuar, intervista e Meghan Markle dhe Princ Harry-t ka kushtuar 7 milionë dollarë

7 Mars 2021, 14:44 Nga DOSJA
Shkaktoi polemika ende pa u transmetuar, intervista e Meghan Markle dhe Princ

SHBA– Pak orë mbeten nga transmetimi i shumëpritu i intervistës së Princ Harryt dhe Megan Markle me moderatoren Oprah Winfrey.

Që në momentin që u njoftua dhe u transmetua një video promovuese gati 30 seconda shumë polemika janë krijuar rreth asaj që mund të rrëfehet brenda transmetimit 2-orësh të saj.

Sipas Wall Street Journal, CBS po paguan një tarifë licence midis 7 dhe 9 milion dollarë për të drejtat e transmetimit të intervistës së Winfrey me Princin Harry dhe dukeshën e Sussex, sipas personave që janë në dijeni të kontratës.

Intervista dy-orëshe është planifikuar për të Dielën në CBS në 8 pasdite, pas revistës së famshme të lajmeve të rrjetit “60 Minuta”. E diela është një nga netët më të mëdha të konsumit televiziv.

Si pjesë e marrëveshjes midis CBS dhe kompanisë së prodhimit të zonjës Winfrey, Harpo Productions, rrjeti gjithashtu ka të drejta të licencojë produktin special në tregjet ndërkombëtare. Në Mbretërinë e Bashkuar, intervista do të transmetohet të hënën në ITV.

Një zëdhënëse e çiftit tha se ata nuk janë paguar për intervistën. Ende pa u transmetuar, intervista ka trazuar botën dhe ka vënë në pikëpyetje raportin e çiftit Meghan-Harry me familjen mbretërore, pasi pritet të flasin për arsyet që çuan në largimin e tyre nga Britania.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz intervista e princ harry dhe megan markle megan markle intervista e princ harry dhe megan markle megan markle

Sondazh

Poll