Art&Argëtim

FOTOT/ Fjoralba Ponari zë vendin e Xhemi Shehut dhe Eneda Tarifës në “Portokalli”, moderatorja do të drejtojë k

7 Mars 2021, 10:45 Nga DOSJA
FOTOT/ Fjoralba Ponari zë vendin e Xhemi Shehut dhe Eneda Tarifës

TIRANE- Fjoralba Ponari do të jetë moderatorja që do të drejtojë këtë sezon të ri “Portokalli” krah aktorit të humorit, Salsano Rrapi. “Panorama Plus”, shkruan se vendimi tashmë është marrë nga produksioni dhe Ponari do të jetë partnerja e Salsanos në sezonin e ri të spektaklit të humorit në Top Channel.

Moderatorja ka përfunduar tashmë sezonin e emisionit “Më thuaj një dëshirë” dhe pritet të rinisë një sfidë të re, siç është drejtimi i Portokalli.

Janë përfolur shumë emra si zëvendësueset e Xhemi Shehut dhe Eneda Tarifës, por vendimi është marrë dhe ky sezon do të drejtohet nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi.

Kandidate për këtë vend kanë qenë edhe Ori Nebijaj, Lei Kraja, Rudina Dembacaj dhe Nevina Shtylla, por aktori ka zgjedhur Fjoralba Ponarin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz “portokallia” fjoralba ponari salsano rrapi “portokallia” fjoralba ponari salsano rrapi

Sondazh

Poll