Art&Argëtim

‘Është e vërtetë dhe ne jemi shumë të lumtur’, aktori Nicolas Cage i jep fund beqarisë për herë të pestë

7 Mars 2021, 10:25 Nga DOSJA
‘Është e vërtetë dhe ne jemi shumë të

SHBA– Aktori 56-vjeçar Nicolas Cage u martua me Riko Shibata, 26 vjeç, në atë që ishte një martesë shumë e vogël dhe intime në Hotel Wynn në Las Vegas, sipas një deklarate të përfaqësuesve të aktorit.

“Është e vërtetë dhe ne jemi shumë të lumtur,”– i tha Cage Today me email.

Ylli i “Leaving Las Vegas” lidhi kurorë më 16 Shkurt, e cila është një datë e veçantë për aktorin, pasi shënon ditëlindjen e babait të tij.

Nusja kishte veshur një Kimono japoneze të punuar me nga Kioto, ndërsa dhëndri kishte veshur një smoking nga Tom Ford.

Sipas përfaqësuesit të Cage, çifti u takuan në Shiga, Japoni, një prefekturë në lindje të Kiotos, më shumë se një vit më parë.

Në ceremoni mori pjesë dhe ish bashkëshortja e tij, Alice Kim me të cilën ai mbetet mik shumë i mirë dhe djali i tyre Kal.

Kjo është martesa e pestë për Cage. Në 1995, ai u martua me aktoren Patricia Arquette. Ata ishin të martuar për gjashtë vjet deri në 2001.

Një vit më vonë në 2002, ylli i “Face/Off” u martua me Lisa Marie Presley, vajza e Elvis Presley, dhe ata ishin së bashku për dy vjet.

Në vitin 2004, Cage u martua me Alice Kim, një ish kameriere, e cila në 2005 lindi fëmijën e dytë të yllit të “Con Air”, Kal-El. Fëmija i parë i aktorit, Weston Coppola, lindi në vitin 1990, ndërsa ishte në lidhje me aktorin Christina Fulton. Pas 12 vitesh martesë, Kim dhe Cage u divorcuan.

Cage u martua me Erika Koike gjithashtu në Las Vegas në 2019. Çifti ishin martuar vetëm për katër ditë derisa aktori bëri kërkesë për anulim. Dy muaj më vonë, atij iu dha divorci.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz nicolas cage rico shibata nicolas cage rico shibata

Sondazh

Poll